Tiranë, pamje tronditëse, ja si është djegur protestuesi nga molotovët e hedhur në protestë
Një prej protestuesve është djegur si pasojë e molotovëve që janë hedhur në protestën e opozitës në Tiranë.
Gazetari i News24, Osman Stafa, ka siguruar një video, ku shfaqen pamje tronditëse mbi dëmtimin që ka pësuar protestuesi.
Në pamje duket se protestuesi ka pësuar djegie të rënda në këmbë. Protestuesi është një prej të lënduarve dhe plagosurve si pasojë e molotovëve se janë hedhur në protestë, e cila nisi në orën 18:15 para Kryeministrisë dhe u mbull rreth orës 21:15 te selia e PD-së.
Sasia më e madhe e molotovëve është hedhur në selinë e PS dhe te Bashkia e Tiranës, ndërsa kërkesa kryesore e opozitës është qeveria teknike.