Tirana fiton në frymën e fundit përballë Kukësit, goli nga goditja e dënimit vendos takimin

Tirana fiton në frymën e fundit përballë Kukësit, goli nga goditja e dënimit vendos takimin

Tirana ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0 në miqësoren e luajtur sot. Gjithçka nisi siç ishte planifikuar në stadiumin e Vorës, prej orës 13:30.

Fitoren e solli Bajroviç. Sulmuesi i afruar në merkaton e verës ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi në minutën e 93-të duke i dhënë fitoren bardhebluve, raporton BallkanWeb.

Në këtë sfidë, Alfred Allamani u ul për herë të parë në stolin e Kukësit. Klubi verilindor ka bërë ndryshime, teksa aktualisht mban vendin e nëntë nga 12 skuadra në Kategorinë e Parë.

Bardheblutë e Maganit ndërkohë ndodhen në vendin e tetë në Superiore.