HomeAktualeThirrja e Bedri Hamzës për qytetarët: Dilni të dielën, këtë herë vota...

Thirrja e Bedri Hamzës për qytetarët: Dilni të dielën, këtë herë vota juaj ndryshon gjithçka

spot_img

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në tubimin përmbylles të fushatës në Prishtinë, ka falënderuar aktivistët dhe strukturat e PDK-së.

“Sonte dua t’ju falënderoj nga zemra. Ju keni qenë në terren çdo ditë. Keni trokitur në dyer. Keni folur me njerëz. Keni dëgjuar hallet e tyre. Keni prezantuar programin tonë. Keni mbajtur gjallë besimin se ndryshimi është i mundur. Kjo fushatë është ndërtuar me punën tuaj. Me energjinë tuaj. Me besimin tuaj. Me dashurinë tuaj për Kosovën. Por fushata jonë nuk përfundon sonte. Fushata jonë përfundon vetëm kur kutitë e votimit të mbyllen. Prandaj, nga ky moment deri të dielën në mbrëmje, duhet të japim gjithçka. Çdo telefonatë ka rëndësi. Çdo bisedë ka rëndësi. Çdo votues ka rëndësi. Çdo familje ka rëndësi. Çdo votë ka rëndësi. Shkoni tek të afërmit tuaj. Shkoni tek fqinjët tuaj. Shkoni tek miqtë tuaj. Thirrni ata që janë të pavendosur. Thirrni ata që janë të zhgënjyer. Thirrni ata që mendojnë se vota e tyre nuk ndryshon asgjë. Thuajuni: këtë herë, vota juaj ndryshon gjithçka.”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se të dielën nuk vendos vetëm një parti, por vendos Kosova.

“Vendos nëse do të vazhdojë kriza apo do të fillojë ndryshimi. Vendos nëse do të vazhdojë përçarja apo do të kthehet bashkimi. Vendos nëse do të vazhdojnë arsyetimet apo do të fillojnë rezultatet. Unë kam besim në qytetarët e Kosovës. Kam besim në mençurinë tuaj. Kam besim në forcën tuaj. Kam besim se Kosova di të zgjedhë kur vendi ka nevojë për drejtim. Dhe sonte, nga Sheshi Skënderbeu, dua ta them qartë. Mjaft me krizë. Mjaft me arrogancë. Mjaft me përçarje. Mjaft me dështime. Është koha për punë. Është koha për përgjegjësi. Është koha për ndryshim. Stop krizës. Ndrysho Kosovën. Të dielën, dilni dhe votoni. Dilni për familjen tuaj. Dilni për fëmijët tuaj. Dilni për prindërit tuaj. Dilni për të ardhmen tuaj. Dilni për Kosovën. Le ta mbushim kutinë e votimit me shpresë. Le ta hapim rrugën e ndryshimit. Le ta bëjmë Kosovën shtet që punon, shtet që zhvillohet, shtet që i shërben qytetarit. Me besim. Me guxim. Me përgjegjësi. Me dashuri për Kosovën. Bashkë do ta ndalim krizën. Bashkë do ta ndryshojmë Kosovën. Bashkë do ta bëjmë Kosovën më mirë. Urime. Suksese. Fitore.”, ka thënë Hamza.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...