Theret me thikë një person në Orllan të Podujevës

Theret me thikë një person në Orllan të Podujevës

Një person është therur me thikë këtë pasdite në fshatin Orllan të Podujevës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila shtoi se ai është dërguar për trajtim mjekësor.

Ahmeti theksoi se tre persona po intervistohen në stacion policor, të cilët sipas saj, dyshohen të jenë të përfshirë në këtë rast.

“Sot rreth orës  19:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë)  është lënduar një person”, u shpreh Ahmeti.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”.