
Theret me thikë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se nga hetimet fillestare, rrethanat se pse ka ardhur deri te akti, janë ende të paqarta. Sakaq i plagosuri është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor.