
Theren me mjet të mprehtë dy persona në Prishtinë, i dyshuari në kërkim
Dy persona janë therur me mjet të mprehtë mbrëmë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se i dyshuari për këtë rast është në kërkim të policisë.
“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona“
“Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”.