HomeAktualeThellohet bashkëpunimi Kosovë–Mbretëri e Bashkuar në fushën e mbrojtjes

Thellohet bashkëpunimi Kosovë–Mbretëri e Bashkuar në fushën e mbrojtjes

spot_img

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, ka pritur të mërkurën në takim ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker, i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe delegacioni i tij.

Në takim mori pjesë edhe zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralmajor Enver Cikaqi si dhe zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë takimit u konfirmua partneriteti strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Theks i veçantë iu kushtua zhvillimit të kapaciteteve profesionale të FSK-së përmes trajnimeve dhe edukimit ushtarak, si dhe forcimit të koordinimit në çështjet e sigurisë.

Zëvendësministri Lleshi theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në rritjen e efikasitetit dhe kapaciteteve të FSK-së, si dhe në avancimin e pozitës së Kosovës në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe çështje me interes të përbashkët, përfshirë mbështetjen për Ukrainën, rolin e KFOR-it dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit operacional ndërmjet institucioneve të mbrojtjes.

Po ashtu, u riafirmua përkushtimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, si dhe gatishmëria për të kontribuuar në operacione paqeruajtëse në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Të dy palët u dakorduan për vazhdimin e koordinimit dhe për identifikimin e hapave konkretë për thellimin e mëtejmë të partneritetit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përbashkët.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...