
“Thashethemet” së shpejti premierë në Teatrin e Gjakovës
Në teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë, kanë filluar provat për komedinë “Thashethemet” të Neil Simon, me adaptim dhe regji nga Besim Ugzmajli.
“Thashethemet” është një komedi brilante, plot ritëm, situata absurde dhe humor të mprehtë njerëzor.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Altina Kusari, Arbies Komoni, Besfort Berberi, Elida Shasivari, Edi Gjakova, Edmond Hafizademi, Valon Pallaska, Vlera Pylla, Vlora Dervishi, Ylber Mehmeti.
Klankosova.tv
