Thaçit i refuzohet sërish kërkesa për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet sërish kërkesa për ta vizituar babain në Kosovë

Ish-presidentit Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa e dytë për vizitë humanitare në Kosovë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masslot në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Thaçi kishte kërkuar përmes mbrojtjes së tij lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë në mënyrë që të iu mundësohet ta vizitojë babain e tij, transmeton klankosova.tv.

Sipas mbrojtjes, babai i Thaçit ka pësuar një keqësim të gjendjes shëndetësore që nga vendimi i parë për refuzimin e vizitës në Kosovë në janar të këtij viti.

Vendimi thotë se mbrojtja ka parashtruar se babai i Thaçit është shtruar në spital në shkurt të 2025-ës.