
Thaçi vjen në Kosovë, viziton babanë e sëmurë në QKUK
Ish-presidenti Hashim Thaçi sot ka ardhur në Kosovë në vizitë te babai i tij i sëmurë.
Ai ishte në QKUK me forca të shumta policore.
Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.
Kjo pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore.