HomeAktualeThaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë

Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë

spot_img

Ish-presidenti Hashim Thaçi nga Haga i është përgjigjur pyetjes se a i përcjell zhvillimet politike në vend.

Ai për emisionin “Opinion” tha se së pari mundohet ta ruaj koherencën e tij njerëzore, e pastaj atë të zhvillimeve politike.

Thaçi gjithashtu theksoi se nuk pretendon që të jetë pjesë e garës politike, derisa tha se është besimplotë për Kosovën.

Mirëpo, ish-presidenti u shpreh se dialogu i brendshëm politik duket i lënduar rëndë.

“Së pari mundohem ta ruaj koherencën time njerëzore, pastaj atë të zhvillimeve politike. Nuk pretendoj të jem pjesë e garës politike. Jam besimplotë për Kosovën. Lëvizja politike e padëgjueshmërisë qytetare dhe e rezistencës për liri kishte një vizion (1990-1999)”.

“Edhe pas luftës, uniteti i brendshëm institucional dhe bashkëpunimi me Perëndimin ishte alfa dhe omega e suksesit (1999-2021). Vendi sot frymon dhe vepron ndryshe. Dialogu i brendshëm politik duket i lënduar rëndë”, tha ai./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...