HomeAktualeTetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

spot_img

Në shenjë nderimi për guximin, profesionalizmin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të dëshmuar gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetës njerëzore, duke reflektuar vlera të larta humane, përgjegjësi institucionale dhe gatishmëri për t’u vënë në shërbim të qytetarëve në çdo rrethanë, pas përfundimit të procedurave të parapara sipas udhëzimit administrativ dhe vlerësimit nga anëtarët e komisionit vlerësues, me rekomandim të drejtorit të përgjithshëm të PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, bazuar në Ligjin e Policisë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dekoruar tetë zyrtarë policorë me Medalje për Shpëtim Jete.

Ministri Sveçla, gjatë fjalimit të tij ka theksuar se është tejet i lumtur për të nderuar sot punën e tetë zyrtarëve tanë policorë, të cilët me aktin e tyre human e fisnik, duke rrezikuar vetveten, i dhanë kuptim misionit të Policisë së Kosovës. “Këto akte dëshmojnë se, përveç profesionalizmit të lartë, pjesëtarët tanë policorë bartin edhe vlera të mëdha humane, të cilat ndërveprojnë me detyrën dhe përgjegjësinë zyrtare”, ka thënë ai, duke shtuar se akti heroik i zyrtarëve tanë policorë është dëshmi e qartë e përkushtimit të palëkundur që Policia e Kosovës ka ndaj qytetarëve të Republikës sonë. “Në momente kritike, kur sekondat bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes, ju veproni me guxim, profesionalizëm dhe humanizëm të jashtëzakonshëm. Kjo është arsyeja që Policia e Kosovës vazhdon të mbetet ndër institucionet më të besuara në vend”.

Ndërsa drejtori Hoxha vlerësoi lart veprimin e zyrtarëve policorë, si një akt i jashtëzakonshëm guximi, një nivel i lartë profesionalizmi dhe mbi të gjitha një humanizëm i pastër i tetë zyrtarëve policorë, duke theksuar që ata në momente kritike, nuk hezituan në asnjë sekondë, por me veprimet e tyre të matura dhe vetëmohuese arritën të shpëtojnë jetë njerëzish.

“Veprimet tuaja të guximshme dhe profesionale janë një shembull i mirë dhe një burim i madh frymëzimi për të gjithë zyrtarët policorë që mbajnë këtë uniformë anembanë vendit. Ju vërtetuat se uniforma e PK-së nuk është thjesht një petk zyrtar, por ajo bart mbi vete një peshë të madhe të përgjegjësisë, një mision human dhe një gatishmëri të palëkundur për të shërbyer në çdo rrethanë ndaj qytetarëve dhe vendit, pavarësisht rreziqeve që mund të kanosen”, ka theksoi drejtori Hoxha.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...