Homeballine 2Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, Agim Ademi: Përherë në kujtimet tona, përherë...

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, Agim Ademi: Përherë në kujtimet tona, përherë legjendë

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përkujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ademi vlerësoi figurën dhe kontributin e Vokrrit, duke theksuar se ai ishte futbollisti më i madh që ka nxjerrë Kosova gjatë viteve të 80-ta dhe një nga personalitetet më të rëndësishme në historinë e sportit kosovar.

Postimi i plotë: 

Tetë vjet pa Legjendën e numrit 9

Ka emra që nuk i përkasin vetëm historisë, por bëhen pjesë e identitetit të një kombi. E një emër i tillë është padyshim Fadil Vokrri.

Ai ishte futbollisti më i madh që ka nxjerrë Kosova gjatë viteve të 80-ta dhe që gjatë karrierës së tij e barti me krenari fanellën me numrin 9. E pikërisht më 9 qershor 2018, ai u nda nga jeta, duke e lidhur përgjithmonë këtë numër me emrin dhe trashëgiminë e tij.

Sot, tetë vjet më vonë, kujtimi për të mbetet po aq i fortë sa dita kur na la. Fadil Vokrri nuk ishte vetëm një golashënues i jashtëzakonshëm dhe një ikonë e futbollit. Ai besoi në ëndrrën e Kosovës kur ajo dukej e paarritshme dhe punoi pa u ndalur për ta bërë realitet.

Nga sukseset në fushën e blertë deri te udhëheqja e futbollit të Kosovës drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, ai la gjurmë që nuk do të shlyhen kurrë.

Numri 9 në fanellën e tij simbolizonte golat, suksesin dhe lidershipin. Data 9 qershor na kujton dhimbjen e humbjes së tij, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe vazhduar rrugën që ai e ndërtoi.

Fadil Vokrri mbetet më shumë se një emër në historinë e futbollit tonë. Ai është frymëzim, krenari dhe pjesë e përhershme e identitetit të futbollit të Kosovës.

Përherë në kujtimet tona. Përherë Legjendë.

Lajmet e Fundit

Eljona konfirmon lidhjen me Klodin

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Trump dhe Sanchez shtrëngojnë duart në finalen e Botërorit, lënë pas tensionet

Pas gati dy vitesh tensionesh publike dhe përpjekjesh të dështuara për të përmirësuar marrëdhëniet,...

Përqafimi i shekullit mes Messit dhe Yamal që po përlot botën!

Një imazh i vetëm ka mjaftuar për të ndalur frymën e miliona tifozëve anë...

Mbappe shpallet top-golashënuesi i Botërorit 2026

Sulmuesi i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, është shpallur golashënuesi më i mirë i...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...