Tërnava takon ministrin për Çështje Fetare të Arabisë Saudite
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit sot në takim nga ministri për Çështje Fetare i Arabisë Saudite, shkëlqesia e tij, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh.
Gjatë këtij takimi u shkëmbyen biseda të përzemërta dhe u diskutuan tema me inters të përbashkët lidhur me çështjet islame.
Myftiu Tërnava, shfrytëzoi rastin që të falënderojë Qeverinë e Arabisë Saudite, në krye me mbretin Selman bin Abdulaziz, si dhe princin e kurorës, Muhamed bin Selman, për përkrahjen e ofruar nga shteti i Arabisë Saudite, si në të kaluarën ashtu edhe tash për integrimin e vendit në institucionet ndërkombëtare.
Ai gjithashtu falënderoi ministrin për bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe shprehu gatishmërinë e plotë që ky bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij, ministri Al Sheik, çmoi dhe vlerësoi lart vizitën e Myftiut Tërnava, duke theksuar kështu faktin se Arabia Saudite, çmon lart vullnetin dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri, duke i dëshiruar kështu prosperitet dhe zhvillim.