HomeAktualeTermokosi njofton: Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ngrohje - kjo është arsyeja

Termokosi njofton: Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ngrohje – kjo është arsyeja

spot_img

Kompania “Termokos” ka njoftuar konsumatorët se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet përkohësisht në orët e para të së shtunës.

Kjo, sipas tyre, do të ndodhë për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të TC Kosova B, e cila do të pamundësojë furnizimin me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse. “Gjatë kësaj periudhe, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores që mbulon nevojat e kësaj qendre. Kjo ndërprerje e përkohshme do të shfrytëzohet për të adresuar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes gjatë ditëve të para të këtij sezoni ngrohës” .

Gjithashtu, Termokos kërkoi mirëkuptim dhe bëri të ditur se do të jetë në koordinim të ngushtë me KEK-un për rikthimin e furnizimit me avull.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Klankosova.tv raportoi se edhe KEK-u njoftoi për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnatës.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...