Ter Stegen tetë muaj larg fushës së blertë
Një lajm i keq vjen për tifozët e Barcelonës. Portieri Marc-Andre ter Stegen, do të jetë larg fushës së blertë për tetë muaj.
‘Gardiani’ gjerman mbrëmë pësoi një lëndim në sfidën ndaj Villarealit, ku i përlotur lëshoi fushën në pjesën e parë.
Klubi nga ‘Camp Nou’ përmes një njoftimi, ka konfirmuar se Ter Stgen ka një këputje të tendinës në gjurin e djathtë dhe nuk do të kthehet në fushë për tetë muaj.
“Testet e bëra te lojtari i ekipit të parë Marc ter Stegen konfirmojnë se ai ka pësuar një këputje të plotë të tendinit patellar në gjurin e tij të djathtë. Ai do t’i nënshtrohet një operacioni të hënën pasdite. Portieri i Barçës është dashur të largohet nga fusha në ‘Estadio de la Ceramica’ në fund të pjesës së parë. Gjermani ishte dukshëm i lënduar dhe u zëvendësua shpejt nga Inaki Pena. Këtë sezon kapiteni i Barçës ka zbritur gjithmonë në fushë. Paraqitja e tij kundër Villarrealit ishte e 289-ta me fanellën e skuadrës blaugrana dhe e kaloi portierin legjendar Antoni Ramallets në vendin e tretë në renditjen e të gjitha kohërave të portierëve më të paraqitur për Barcelonën”, thuhet në njoftimin e klubit katalonas.