Temperaturat të mërkurën deri në 31 gradë Celsius

Temperaturat të mërkurën deri në 31 gradë Celsius

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht përreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.