Temperaturat sot deri në 36 gradë
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se në Kosovë, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara ku temeperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.
Shkaku i këtyre temperaturave të larta që po mbretërojnë në vendin tonë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë disa këshilla dhe rekomandime për t’u mbrojtur nga nxehtësia.
IKShPK-ja ka bërë thirrje që të qëndroni larg të nxehtit dhe të mbani shtëpinë të freksët.
Ky institut gjithashtu ka bërë thirrje që të mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar dhe të përdorni veshje të lehta dhe të lirshme, kryesisht nga pambuku.