HomeAktualeTemperatura rekorde, mjekët japin këshilla mbrojtëse nëse i nxehti ekstrem prek edhe...

Temperatura rekorde, mjekët japin këshilla mbrojtëse nëse i nxehti ekstrem prek edhe Kosovën

spot_img
Temperaturat e larta dhe vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të shteteve të kontinentit evropian.
Franca, Italia dhe Spanja po përballen me temperatura rekord duke detyruar shtetet të ngrisin alarmin e kuq.
Vala e të nxehtit e njohur si fenomeni “El Nino” ka shkaktuar viktimat e para në shtetet evropiane në të cilat temperaturat raportohen se kanë arritur deri 43 gradë Celcius, shkruan klankosova.tv.
Vera pritet të shënojë temperatura të larta edhe në Kosovë, teksa mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në orët kur rrezet e diellit janë më të forta.
Specialisti i Mjekësisë Familjare, Dr. Agim Krasniqi në një prononcim për klankosova.tv tha se ekspozimi në temperatura të larta mund të sjell komplikime shëndetësore tek personat me sëmundje përcjellëse.

“Ekspozimi në temperatura të larta sjell probleme shëndetësore në grupmosha të caktuara dhe te personat me sëmundje kronike si hipertensioni dhe diabieti, personat me sëmundje përcjellëse nëse ekspozohen ndaj diellit dhe temperaturave të larta mund të sjellin komplikime në gjendjen e tyre shëndetësore”, tha fillimisht Krasniqi.

Krasniqi tha se grupmoshat më të rrezikuara janë foshnjat, fëmijët dhe personat mbi moshën 65-vjeçare.
Ai rekomandoi që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme nga ora 11:00 deri 17:00, teksa tha se hidratimi me ujë duhet të jetë prioritet në ditët e nxehta.

“Grupmoshat më të rrezikuara janë foshnjat, fëmijët dhe moshat mbi 65 vjet. Personat e këtyre grupmoshave duhet të kenë kujdes të jashtëzakonshëm dhe të shmangen nga ekspozimi i panevojshëm sidomos nga ora 11:00 deri 17:00. Qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të hidratohen sa më shumë me ujë edhe nëse nuk kanë etje”.

Tutje, Krasniqi paralajmëroi simptomat nga ekspozimi i tepërt në temperaturat e larta, ndërsa tha se numri i pacientëve është shtuar sidomos nga punëtorët e ndërtimtarisë.
“Simptomat më të shpeshta që qytetarët mund të vërejnë nga ekspozimi i tepërt në temperatura të larta janë: djersitja e tepërt dhe rritja e temperaturës trupore.Normalisht në këto rrethana është shtuar edhe numri i pacientëve. Për fat të mirë kemi edhe vetëdijësim të pacientëve për këtë situatë. Rastet më të shpeshta të qytetarëve që kërkojnë ndihmë janë punëtorët sidomos në ndërtimtari të cilët për shkak të punës ekspozohen më gjatë në rreze të diellit”, përfundoi ai.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...