Teleskopi inteligjent transmeton ‘ngjarjet’ në qiell në televizorin tuaj
Nëse ju pëlqen të vëzhgoni qiellin gjatë natës, atëherë teknologjia e re që lejon yjet “të lëvizin” në televizorin tuaj, do të ju lë pa fjalë.
Teleskopi inteligjent i quajtur Origin është në gjendje të identifikojë se cilën galaktikë apo yll po vëzhgon dhe pamjet t’i shfaqë në televizor.
Gjithashtu, Origin është krijuar për të kursyer kohë që përdoruesit e tij të mos kenë nevojë të kalojnë nëpër procedura të komplikuara konfigurimi.
Përveç kësaj, teknologjia StarSense e përdorur për të krijuar teleskopin ofron edhe prezantime audio për trupa të ndryshëm qiellor.