Të shtunën në Prishtinë PDK-ja bën hapjen zyrtare të fushatës

Të shtunën në Prishtinë PDK-ja bën hapjen zyrtare të fushatës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë me dije se këtë të shtunë, më 11 janar, në ora 16:30, në sallën 1 Tetori në Prishtinë, do të bëhet hapja zyrtare e fushatës së PDK-së.

“Në këtë ngjarje të veçantë, do të prezantojmë edhe ekipin tonë të mrekullueshëm të kandidatëve për deputetë, që janë gati të punojnë për ju dhe vendin tonë. Së bashku, me besimin dhe mbështetjen tuaj, me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamza, jemi gati të dëshmojmë se Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.