Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 24-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 24-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pasditën e djeshme në Shkodër, ku raportohet se është plagosur një 24-vjeçar.

I plagosuri po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e Shkodrës, derisa në njoftimin e policisë bëhet e ditur se 24-vjeçari është jashtë rrezikut për jetë.

Policia tutje ka bërë të ditur se është duke punuar zbardhjen e ngjarjes, shkruan Euronews.al.

“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.