Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dëmtohen dy vetura
Një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, e ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke shtënë me armë zjarri.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 00:00 dhe është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
Bëhet e ditur se janë shkaktuar dëme materiale në dy vetura.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të mashkullit kosovar, i cili është u kundër përgjigjur duke gjuajtur me armë zjarri. Si pasojë e gjuajtjeve janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 predha dhe një fishek. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.