Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person

Një burrë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë së tij, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.

Policia thotë se ka siguruar video-incizimin si dëshmi e të shtënave, transmeton Klankosova.tv.

“I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe  video incizim  si dëshmi e të shtënave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.