Të shtëna armësh në sheshin e Prishtinës, policia nis hetimet

Të shtëna armësh në sheshin e Prishtinës, policia nis hetimet

Mbrëmjen e së hënës në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Policia njofton se pas kësaj, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Aty, në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e armës së zjarrit.

Rasti është në hetime.