HomeAktualeTë rinjtë shqiptarë po martohen më pak

Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak

spot_img

Te rinjtë shqiptarë po martohen gjithnjë e më pak. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vitet e fundit martesat në Shqipëri kanë rënë ndjeshëm.

Nga afro 24 mijë martesa në vitin 2014, numri i tyre është përgjysmuar. Në vitin 2024 në Shqipëri rezultojnë 16120 martesa.

Martesat në Shqipëri

Viti 2014   23769

2020          17473

2021           19709

2022                18781

2023             17467

2024         16120

“Nga viti në vit është reflektuar një ulje e numrit të martesave. Kjo lidhet me faktin se këta të rinj kanë emigruar dhe e kanë ndërtuar andej familjen, një pjesë hezitojnë të martohen në Shqipëri pasi e shikojnë të ardhmen e përbashkët si të vështirë. Një pjesë e të rinjve duke dëgjuar shumë për martesa që mezi qëndrojnë në këmbë, hezitojnë edhe për shkak të vështirësive ekonomike, si sigurimi një banese, apo edhe jetesa e fëmijëve dhe plotësimi i tyre në të adhmen”, tha sociologia, Entela Binjaku.

Ndryshimi i stilit të jetesës dhe kalimi nga një familje tradicionale në atë moderne, tashmë duket se një pjesë po zgjedh bashkëjetesën.

“Ka edhe një pjesë që kanë zgjedhur bashkëjetesën dhe kjo nuk reflektohet në statistika. Martesa ka qenë e ngulitur ideja se pas përfundimit të studimeve të priste martesa, pas viteve 90 ka ndryshuar kjo vlerë. Qytetarët nuk e kanë prioritet martesën, kanë më qëllim realizimin e vetvetes dhe statusin ekonomik”, shtoi Binjaku.

Sociologët e vendosin theksin tek mbështetja më e madhe e familjeve të reja duke ndihmuar edhe ne rritjen e lindshmërisë.

“Në radhë të parë tek njerëzit duhet të ngulitet fort ideja e besimit tek familja. Shteti shqiptar duhet të ketë në vëmendje familjet e reja, jo vetëm me kredi të buta, por ti mbështesin me më shumë programe që lehtësojnë blerjen e një banese, trajnimeve të vazhdueshme, apo programeve. Duhen edhe programe te reja për shtatzënitë dhe lindshmërinë”, përfundoi sociologia Binjaku.

Ekspertët thonë se modernizimi po sjell gjithnjë e më shumë tkurrje të institucionit të martesës, teksa shqetësues është edhe rritja e numrit të divorceve, shkruan Tv Klan, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...