Të rinjtë e Vitisë të bashkuar rreth 67-shit të PDK-së
Hisen Berisha me numër 67 është kandidat për deputet në listën e PDK-së.
Ai gjatë fushatës në Viti ka takuar një grup të rinjsh plot energji dhe vizion, të cilët e shohin Kosovën si mundësi për të ndërtuar një të ardhme me perspektivë.
“Entuziazmi i tyre për ndërmarrësinë dhe potencialin e madh të sektorit të bujqësisë është frymëzues, por njëkohësisht ata vunë theksin në nevojën për më shumë mbështetje institucionale – një çështje që Programi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, e adresojnë me përkushtim dhe ekspertizë”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ai ka thënë se rë rinjtë e guximshëm dhe të motivuar janë forca e vërtetë që do ta çojnë Kosovën përpara.
“Me politika që krijojnë hapësira për rritje dhe zhvillim, PDK qëndron krah tyre për të ndërtuar një ekonomi që mbështet ëndrrat dhe punën e brezave të rinj. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një Kosovë ku suksesi është i mundshëm për të gjithë!”, ka thënë 67-shi i PDK-së.