
Të rinjtë e PDK-së protestojnë para selisë së Eulex-it: Liri për çlirimtarët
Një numër i madh i të rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës janë duke protestuar për ballë selisë së misionit të Eulex-it në Prishtinë, të shtunën.
Ata mbajnë në duar afishe me parullat “Liri për çlirimtarët”, “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Drejtësi dhe jo politikë”, si dhe ” Liria ka emër”.
Në selinë e Eulexi-it është duke qëndruar ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është në Kosovë nga dje.
I njëjti ka vendosur dje lule tek varri i babait të tij dhe ka qenë për vizitë tek familja e tij në Burojë të Skenderajt.
Thaçi sot është takuar me vëllezërit e tij, dhe pritet të takohet edhe me gruan e tij. /Klankosova.tv