Të respektuar fermerë, mos e ndezni kashtën pas korrje-shirjeve

Të respektuar fermerë, mos e ndezni kashtën pas korrje-shirjeve

Shkruan: Imer Rusinovci, profesor universitar

Këto ditë realizova shumë vizita në terren dhe përcolla në zonat e ndryshme prodhuese fushatën e korrje-shirjeve. Pavarësisht se fushata e korrje-shirjeve përfundoj me sukses, një numër i papërfillshëm i individëve të papërgjegjshëm, të cilët nuk e dinë ose nuk duan të dinë se ç’farë të bëjnë me mbetjet pas korrjeve, po përdorin “metodën e tyre kryeneqe” të djegëjes së kashtës.
I rekomandoj Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Ambientit, të sjellin dhe zbatojnë rregullore për kushte të mira bujqësore dhe mjedisore, “të menaxhimit të mbetjeve pas korrjeve”.
Djegëja e hamujve (sternikorëve – kashtës), nuk duhet t’a bëhet për arësye të shumta, sepse:
Kërcënohet jeta dhe prona e njeriut;
Rrezikohen kafshët;
Humb lagështi dhe rezerva të mëdha të ujit në tokë;
Shkatërrohet flora dhe fauna në zonën e shtresës punuese;
Humbet masë e madhe të materieve organike;
Ndotet ambientin me tym…………
Hamujtë përfaqësojnë një lloji plehu organik, andaj përmbysni me një lavrim të cekët, sepse falë aktivitetit të mikroorganizmave transformohen në asimilate bimore.
Nuk kemi nevojë për tokë të djegur!