Të paktën pesë persona janë plagosur në sulmin rus në Mykolaiv të Ukrainës
Të paktën pesë persona janë plagosur në një sulm rus në Mykolaiv të Ukrainës.
Duke shkruar në Telegram, guvernatori i Mykolaivit, Vitali Kim tha se Rusia gjuajti raketa në qytetin jugor në dy incidente, shkruan Sky News.
Ai tha se sulmi u krye nga i njëjti vend si një sulm i mëparshëm kundër qytetit të Odesës dy ditë më parë.
Autoritetet ukrainase thanë se 21 persona u vranë dhe 70 u plagosën në sulm.