Dy tërmete të fuqishme kanë lënë të vdekur të paktën 32 persona dhe kanë plagosur mbi 700 të tjerë në Venezuelë, tha presidentja e përkohshme e vendit, pasi dy dridhje të fuqishme shkaktuan rrëzimin e ndërtesave, raporton Radio Evropa e Lirë.
Punëtorët e shpëtimit dhe banorët janë parë duke kontrolluar nëpër rrënoja për të mbijetuar, teksa pas fatkeqësisë natyrore udhëheqësja e përkohshme e vendit, Delcy Rodriguez shpalli gjendje energjente.
Tërmetet me 7.2 dhe 7.5 shkallë të Rihterit goditën zonën e njëjtë në Venezuelë të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar rrëzimin e ndërtesave në kryeqytet dhe duke detyruar autoritetet që të mbyllin aeroportin kryesor të vendit.

