Të hënën udhëtime falas me autobusët dhe biçikletat publike

Të hënën udhëtime falas me autobusët dhe biçikletat publike

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë.

Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës.