Të hënën fillon afati kalimtar në Superligën e Kosovës në basketboll
Federata e Basketbollit e Kosovës bën të ditur se të hënën fillon afati kalimtar në ProCredit Superligë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se afati kalimtar për klubet e ProCredit Superligës do të zgjasë deri më 3 janar 2025.
“Pas datës 3 janar nuk mund të ketë më lëvizje në ProCredit Superligë për lojtarët vendorë”.
“Klubet e elitës pritet të jenë mjaft aktive, duke marrë parasysh synimet që kanë, e ku pjesa kryesore e kampionatit është stinori pranveror, ku do të vendoset gjithçka, andaj pritet të ketë mjaft kalime në këtë afat kalimtar”, thuhet në njoftim.