Tayson nuk gjen “paqe”, ish kampionin e boksit e hedhin në gjyq për prishje kontrate

Tayson nuk gjen “paqe”, ish kampionin e boksit e hedhin në gjyq për prishje kontrate

Edhe pse nuk prodhoi shumë përgjatë duelit, përballja mes Xhek Pol dhe Majk Tajson ka tërhequr mjaft vëmendje jashtë ringut. Së fundmi është një kompani me bazë në Qipro, që ka hedhur në gjyq Majk Tajson duke pretenduar 1.5 milionë dollarë. Pretendimet qëndrojnë në faktin se sipas tyre Tajson prishi jo si dihet një kontratë promocionale, për t’u ndeshur me Xhek Pol.

Kompania në Qipro tregon se boksieri legjendar prishi kontratën në mars, për shkak të marrëveshjes me “Netflix”.

“Arsyeja e vërtetë që Tajson prishi kontratën ishte sepse kishte një marrëveshje, të sponsorizuar nga Netflix për t’u ndeshur me influencerin Xhek Pol”, është pretendimi i tyre.

Avokatët e Tajson ndërkohë tregojnë se kontrata është prishur për shkak se kompania në fjalë ka shkelur kontratën.

/BallkanWeb