Taukbashqja në Prishtinë, po bëhet atraktiv për vizitorë

Taukbashqja në Prishtinë, po bëhet atraktiv për vizitorë

Taukbashqja në Prishtinë, dita-ditës po bëhet më atraktiv për vizitorë, e sidomos për ta kaluar ndonjë orë gjatë ditëve të pushimit.

Hapësirat publike të gjelbra janë të domosdoshme tash kur shtimi i objekteve urbane dhe ndryshimet klimatike dita-ditës po ndikojnë në jetën e qytetarëve thonë qytetarët që janë vizitorë të rregullt në shfrytëzimin në hapësirat e gjelbra në parkun e Taukbashqes në Prishtinë.

“Tash portash është mirë, ndoshta ka hapësirë ma mirë me u përmirësuar, por tash për tash shumë bukur është, njerëzit e vizitojnë këtë vend, rrinë gjithë ditën me familje, me fëmijë edhe kënaqen në ajër të pastër, në gjelbrin, në lulishte e kështu me radhë ”, tha Selatin Morina, banor i Prishtinës.

Profesori universitar i fushës së peizazhit urban, Nexhat Balaj, thotë se dita-ditës po shtohet interesimi për shfrytëzimin e hapësirave publike të gjelbra nga qytetarë të vendit.

“Nga aspekti mjedisor, parqet apo hapësirat publike pastrojnë ajrin nga dyoksidi i karbonit  dhe gazrat  ndryshme si dhe në të njëjtën kohë hapësirat e gjelbëruara apo parqet pastrojnë ambientin me oksigjen. Pra ajo çka është me rëndësi sepse parqet publike shihen si një rëndësi për mjedisin jetësor. Ne duam që Kosovën ta shohim më ekologjike, ne duam që Kosovën ta shohim më të gjelbër dhe me një mjedis apo ambient më të pastër ”, tha ai për RTK.

Parku i Taukbashqes, njëra nga oazat e gjelbra do të ishte mirë të shfrytëzohet maksimalisht duke ngërthyer në vete shumë dobi me një emërtim të përbashkët më shumë shëndet – thonë qytetarët.