Tare pranon se ndjen keqardhje që nuk transferoi Cavanin dhe Kim te Lazio

Tare pranon se ndjen keqardhje që nuk transferoi Cavanin dhe Kim te Lazio

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, foli së fundmi për mediet italiane, duke zbuluar një rast të veçantë transferimi nga koha kur ishte te klubi italian.

Ai gjithashtu deklaroi se Kim Min-jae është një tjetër keqardhje për të.

“Unë e kisha marrë Cavanin te Lazio. Në fund Zamparini nuk donte të ma jepte. Ishte një huazim me detyrim blerjeje”, tha ish-futbollisti shqiptar.

“Kim është një tjetër keqardhje. Kur ishte në Shangai, ne kishim bërë një ofertë, para se të shkonte te Fenerbahçe”, deklaroi Tare.