Taravari: Një vëmendje aspak e natyrshme po vjen nga Beogradi drejt Maqedonisë

Taravari: Një vëmendje aspak e natyrshme po vjen nga Beogradi drejt Maqedonisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, i cili para dy ditësh është shkarkuar nga posti drejtues në parti, ka theksuar se një vëmendje aspak e natyrshme po vjen nga Beogradi drejt Maqedonisë.

“President serb Aleksandër Vuçiç është shprehur për zgjedhjet tek ne duke qarë hallin e kujt?! Të ndonjë lideri maqedonas ultra-nacionalist do mendonte çdo njeri duke u mbështetur në historinë e Vuçiçit?! Jo! Besojeni apo jo po Aleksandër Vuçiç i ka qarë hallin Ali Ahmetit!!! Ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, do të fitojë mbi Ali Ahmetin dhe do të qeverisi Maqedoninë!”, ka shkruar Taravari në “Facebook”.

Duke shtuar tutje se: “1. Prej kur Ali Ahmeti është në interesat serbe aq shumë madje sa atë ta cilësojnë si lider të Maqedonisë?! 2. Mirë Artan Grubi është në krizë ankthi dhe e kuptojmë që i flet deliri kur blasfemon duke e vendosur Ali Ahmetin në pozitat e Zotit…por Vuçiç?! 3. Pse ta përjetojë me kaq ankth humbjen e pritshme të Ahmetit?! 4. Si mundet që një serb si Vuçiç që nuk i ka fare me sy të mirë shqiptarët (përjashto disa nga Shqipëria), t’i bëj Fushatë Ali Ahmetit?! Pyetje, pyetje, pyetje…me përgjigje që i di ndoshta vetëm Aliu dhe Aleksandri!”.