TALLJA E RADHËS E BASHKIMIT EVROPIAN ME QEVERINË KURTI

TALLJA E RADHËS E BASHKIMIT EVROPIAN ME QEVERINË KURTI

Shkruan: Milazim Krasniqi

Kërkesa e Bashkimit Europian që Kuvendi i Kosovës ta miratojë ligjin për bashkësitë fetare, në kontekstin e rregullimti të statusit të Kishës Ortodokse Serbe, duket si tallje e radhës. Ata janë mësuar të tallen me qeverinë Kurti, sepse kjo qeveri nuk e kupton.Prandaj po tallen me të. Për tallje me Kurtin, çështjen e Kishës e kanë futur edhe në Marrëveshjen bazike, edhe pse nuk e ka vendin as aty. Pse? Sepse edhe në Serbi shteti e Kisha janë të ndara prandaj shteti nuk mund të marrë përsipër ingerencat e Kishës. Nga ana tjetër, për ta kompletuar paditurinë e vet në këtë çështje, Albin Kurti ka pasë deklaruar se statusi i Kishës Ortodokse Serbe do të zgjidhet me Ligjin për Liritë Fetare. Qesharake. Mirerable. Nëse sillemi si shtet sovran, raporti me Kishën Ortodokse Serbe nuk zgjidhet vetëm me ligjin tonë, sepse Kisha është agjentë jashtë shtetit të Kosovës. (Edhe me Vatikanin shtetet sovrane i rregullojnë raportet me anën e Konkordatit.) Raportin me Kishën Serbe Kosova duhet ta zgjidhë në mënyrë standarde, si shtetet e tjera sovrane, fjala vjen, si Kroacia, me anën e një Marrëveshjeje Themeltare. (Temeljni ugovor, ose vetëm Ugovor.) Pse bre nuk e merni atë marrëveshje kroate të vitit 2003 dhe ta përshtatni? Ama për ta marrë atë model, fillimisht duhet të silleni si qeveri e një shteti sovran. Nëse do të silleshit ashtu, do ta kuptonit se raporti i shtetit sovran me KOS nuk rregullohet me ligjin që vlen për bashkësitë që janë vetëm brenda Kosovës. Fillimisht duhet një Marrëveshje Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe (jo me Serbinë.) Kuptoni more, se na fikët!