HomeSportTalenti 11-vjeçar i Hertha BSC, Leonis Elezaj, viziton FFK-në, pritet nga Agim...

Talenti 11-vjeçar i Hertha BSC, Leonis Elezaj, viziton FFK-në, pritet nga Agim Ademi

spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në Federatën e Futbollit të Kosovës  futbollistin e talentuar të Akademisë së Hertha BSC, Leonis Elezaj, 11 vjeç, i shoqëruar nga babai i tij dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Gjatë qëndrimit të tyre për pushime në Kosovë, ata vizituan FFK-në, ku pata kënaqësinë t’i mirëpres dhe të bisedojmë për rrugëtimin e Leonisit. Edhe pse në moshë shumë të re, ai tashmë po dëshmon talent, disiplinë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në një prej akademive më prestigjioze të futbollit gjerman, duke ndërtuar me hapa të sigurt një të ardhme premtuese”.

“Gëzohem pa masë kur shoh talentet tona duke u zhvilluar në akademi të njohura evropiane, por mbi të gjitha më bën krenar fakti që prindërit e tyre po ua kultivojnë dashurinë për atdheun dhe po i mbajnë të lidhur ngushtë me Kosovën. Kjo ndjenjë identiteti dhe përkatësie është një vlerë e çmuar, që duhet të ruhet e të përcillet brez pas brezi”.

“Leonisit i uroj shëndet, suksese dhe një rrugëtim sa më të suksesshëm në futboll. Jam i bindur se me punë, përkushtim dhe mbështetjen e familjes, ai do të vazhdojë të na bëjë krenarë”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...