
Takohen komandanti i FSK-së dhe drejtori i Policisë, temë diskutimi siguria
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti të martën në takim, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.
Fillimisht gjeneral Jashari përgëzoi kolonel Hoxhën për lidershipin e tij, duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje të lartë për Policinë e Kosovës në funksion të garantimit të një mjedisi të sigurt për gjithë qytetaret.
Komandanti i FSK-së e njoftoi drejtorin e Policisë lidhur me zhvillimet në FSK, si dhe objektivat lidhur me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera.
Gjithashtu, kolonel Hoxha informoi lidhur me situatën e sigurisë në përgjithësi dhe me të arriturat në Policinë e Kosovës, gjithashtu përgëzoi Gjeneral Jasharin për zhvillimin e madh të FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së.
Në fund të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë edhe më tutje bashkëpunimin me të gjitha institucionet e sigurisë, me synim ngritjen e kapaciteteve institucionale në përgjigje ndaj situatave në përputhje me misionin kushtetues dhe ligjor.