Homeballine 2Takimi me futbollistët shqiptarë të Bayernit, Ademi: Janë pasuri e madhe për...

Takimi me futbollistët shqiptarë të Bayernit, Ademi: Janë pasuri e madhe për një shtet

spot_img

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për takimet që ka pasur me tre futbollësitët shqiptarë të gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, Ademi ka treguar edhe për përshtypjen e Erblin Osmanit, Yll Gashit dhe Arion Ibrahimoviçit për futbollin kosovar.

“Këta që kanë pretendime me ardh, ju e dini çfarë futbollistësh janë. Besoj se do të jenë pjesë e Kosovës. Sepse t’i kesh ti në Bayern, Erblin Osmani, Yll Gashi dhe Arion Ibrahimoviçi, është një pasuri jashtëzakonisht e madhe për një shtet, duke përfshi edhe treshen që e kemi në Hoffenhaim.”, ka thënë Ademi.

Ai ka thënë se folur edhe për dallimet ndërmjet futbollistëve që janë rritur në Kosovë dhe atyre që janë lindur e rritur në shtetet evropiane.

“Këta që janë rritë në Kosovë dhe që janë dalë nga Kosova këta i dinë kushtet që kanë qenë dhe janë këtu, mirëpo këta që janë rritë nëpër shtetet e Evropës dhe sidomos këta tre që janë në Bayern. Besoni që këta kur kanë ardhë me i pa kushtet, nuk e kanë pritë që mund t’i ketë Kosova këto kushte. Pra është balancuar futbolli.”, ka thënë Ademi.

Lajmet e Fundit

Franca përshpejton dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve të reja ushtarake...

Frika nga rënia e Euros, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

Shqiptarët po zgjedhin të ruajnë kursimet me monedhën vendase. Depozitat në lek u rritën...

Ademi: Zhgënjimi për Botërorin kaloi, Kosova po ndërton një tjetër nivel

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova e...

“Ora e Pritjes” po vazhdon numërimin e ditëve deri te vendimi për ish-krerët e UÇK-së

Në zemër të Prishtinës ka nisur “Ora e Pritjes” – numërimi së prapthi drejt...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...