Takimi i lamtumirës në Mynih, Tuchel: Luftuam për tripletë, por na penalizuan

Takimi i lamtumirës në Mynih, Tuchel: Luftuam për tripletë, por na penalizuan

Trajneri i Bayern Munchen, Thomas Tuchel, u pa mjaft i qetë në ndeshjen e fundit përpara tifozërisë bavareze.

Ai u shpreh se ata bënë gjithçka për të fituar të gjitha trofetë e mundshëm ku u prezantuan, por nuk ia dolën, duke u kthyer në ciklin 2011-2012, mbylljen e sezonit pa trofe.

“Grupi ishte në gjendje të përmbyste momentin e vështirë gjatë muajt shkurt, duke konkurruar deri në minutat e fundit në gjysmëfinalen e Champions-it kundër Realit. I befasuam për mirë edhe kritikët më të mëdhenj. Di të them se luftuam për tripletë, por rrugës na penalizuan shkaqe të ndryshme. Jam krenar për rrugëtimin tonë gjatë këtij sezoni, ndonëse nuk fituam asnjë trofe. Duhet ta shikojmë gotën gjysmë plot. Reagimi i skuadrës me Volfsburgun ishte i duhuri. Lëndimet na kanë shkaktuar shtrenjtë, por talentet prezantuan veten kundër Volfsburgut. Përgjatë 20′ të para, ekipi demonstroi dominim absolut. Përgëzoj Zvonarek, i cili shënoi gol në debutimin si titullar. Gorecka po ashtu meriton duartrokitje. Ky takim le të shërbejë si provë për të bindur Nagelsmanin se përse Leon është i rëndësishëm në shërbim të ekipit”, deklaroi trajneri Tuchel.