
Tahiri: Viti 2024, vit zgjedhor, kjo qeveri ka shkaktuar dëme të mëdha (video)
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një video të postuar në “Facebook” ka thënë se viti 2024 është vit zgjedhor, për shkak se edhe për zgjedhjet e rregullta ato duhet të shpallen më së herët gjashtë muaj, e më së voni katër muaj, para zgjedhjeve.
Sipas tij, kjo nënkupton që partitë politike do të punojnë për përpilimin e listave dhe zgjedhjeve.
“Problem nuk është përcaktimi i zgjedhjeve të parakohshme apo të rregullta. Problem është që kjo qeveri është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës dhe është duke e dëmtuar e rrafshin e brendshëm. Në veçanti, në varfërimin dhe në ekonominë e Kosovës, e cila është në rrafshin më të ulët në historinë e vet. Andaj, sa më shpejt që shkon kjo qeveri, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për qytetarët e saj”, ka theksuar Tahiri.