Tahiri: Pas sulmit në Banjskë është shkarkuar Lajçak

Tahiri: Pas sulmit në Banjskë është shkarkuar Lajçak

Dikush nga Kosova që shumë gjatë ka qenë në krye të dialogut me Serbinë po vlerëson se Lajçak tashmë është shkarkuar nga roli i ndërmjetësit.

Është ish- kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri që po thotë se pas sulmit në Banjskë është shkarkuar Lajçaku.

Ajo për emisionin dokumentar “Expose”, thotë se pas këtij sulmi dialogu kaloi në ndërmjetësimin e treshes së madhe Scholtz, Macron dhe Meloni.

Sipas saj, edhe Lajçak edhe Borell kanë qenë ndërmjetës të njëanshëm dhe që kanë anuar nga Serbia.

“Dialogu i Brukselit me ndërmjetësimin e Lajçakut është një proces i dështuar sepse jo vetëm nuk solli ndonjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përkundrazi solli tensione sidomos në veri të Kosovës dhe jostabilitet në marrëdhëniet e dyja shteteve madje Kosova pati nje sulm hegjemon  nga Serbia sic ishte sulmi në Banjskë”.

“Po ashtu, deshiroj te theksoj se Lajcaku dhe Borreli ishin ndërmjetës të njëanshëm duke anuar më shumë kah Serbia, për vet faktin se sot Kosova është e ndëshkuar nga SHBA dhe BE ndërsa Serbia nuk u ndëshkua për sulmin në Banjskë, ndërkohë që lajcak e quan ende sulmin ‘provokativ’ në banjskë në vend të [sulmit terroristëve të Serbisë”, tha ajo.Aq më keq është fakti se marrëveshja e shkurtit 2023, e planit franko-gjerman nuk solli njohje reciproke, kjo marrëveshje solli vetëm aq sa solli marrëveshje e Brukselit e 2013, nuk pati fare përparim. Ndërsa Lajcaku e Borrell u mjaftuan me kaq. Me fjalë tjera ndërmjetësimi i tyre nuk pati rezultate paqësore por tensione te rrezikshme që kanë mundur ta përshkallëzojnë situatën në rajon, sidomos për faktin se Vuciqi dhe Serbia me qëndrime pro-ruse e pro-Putin merrnin direktiva nga Rusia për të ndjekur agjendën gjeopolitike ruse në Ballkan në kontekstin e luftës agresore te Rusisë kundër Ukrainës”.

E vërteta, sipas saj është se Lajcak është i shkarkuar pas sulmit në Banjskë, pastaj dialogu kaloi në ndërmjetësimin e treshes së madhe Scholtz, Macron dhe Meloni.

“Megjithatë dialog mbeteti bllokuar sepse nuk ka pasur takime të drejtpërdrejta mes Kurtit dhe Vuqicit sot e kësaj dite. Lajcakut dhe Borrellit po i vie fundi meqenëse në verë do të ketë zgjedhjet në Komisionin për politikë të jashtme të BE”, tha ajo për “Expose”.