Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri ka theksuar se Kosova ka rrezik të madh të përsëritet, me hy prapë në bllokadë.
“Fakti që diskutohet a duhet më së pari të zgjidhet presidenti apo qeveria, nënkupton që ideja është me kapë një post. Ne jemi partia e vetme e cila ka dhënë platformë për të dalë nga kriza, pa kërkuar asnjë post apo pjesëmarrje në qeverisje”, ka shkruar Tahiri në ‘Facebook’.

