HomeAktualeTahiri kërkon seancë për vendimin e Hagës, propozon komision ad-hoc

Tahiri kërkon seancë për vendimin e Hagës, propozon komision ad-hoc

spot_img

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të trajtojë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai tha se nesër do të kërkojë që kjo çështje të diskutohet në Kryesinë e Kuvendit.

“Do të kërkoj që ta diskutojmë këtë temë në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë temë Aleanca nuk synon të marrë lidership”, tha Tahiri.

Ai vlerësoi se mungesa e një reagimi institucional është shqetësuese dhe se parlamenti duhet të ketë një qëndrim të qartë lidhur me vendimin e Hagës.

“Nesër Kuvendi duhet të caktojë seancën e radhës. Në atë seancë, normalisht, pika e parë duhet të jetë kjo që ka ndodhur në Hagë dhe të kemi një qëndrim”, u shpreh ai.

Tahiri tha se Aleanca konsideron se Kuvendi do të duhej të themelonte edhe një komision ad-hoc, i cili do ta trajtonte këtë çështje, njofton Klankosova.tv.

“Ne mendojmë si Aleancë që Kuvendi do të duhej të themelonte një komision ad-hoc që e trajton vetëm këtë temë”, deklaroi Tahiri.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...