Tahiri kërkon dorëheqjen e Maqedoncit

Tahiri kërkon dorëheqjen e Maqedoncit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedoncit që të jap dorëheqje.

“Sot ajo që më së paku duhet ta bëje, do të ishte të japësh dorëheqje dhe ta lirosh atë detyrë”, u shpreh ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Tahiri kritikoi mungesën e ministrit në seancë, ndësa shtoi se ai ka dezertuar nga detyra e tij më fisnike.

“Ministër zotëri Ejup Maqedonci, sot ke dezertuar nga detyra yte më fisnike. Sot mos me qenë në gjendje të vish në Kuvendin e Kosovës, dhe ta mbrosh punën tënde dhe angazhimin”, ka theksuar ai.