Tahiri e njofton SBASHK-un për nismën e amandamentimit të Ligjit të Pagave

Tahiri e njofton SBASHK-un për nismën e amandamentimit të Ligjit të Pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, me të cilin ka diskutuar edhe njëherë Ligjin për Skemat Pensionale, i cili diskriminon pensionistët kontributdhënës e më së shumti mësimdhënësit.

Lidershipin e SBAShK-ut, Tahiri e ka njoftuar se Grupi Parlamentar i AAK-së ka dorëzuar tek Avokati i Popullit ankesën rreth këtij diskriminimi dhe se janë në mbështetje të plotë të ndalimit të këtij diskriminimi, duke përfshirë edhe kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

“Po ashtu, SBAShK-un e informova edhe për iniciativën tonë për të filluar amandamentimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik, si veprim për të bërë pagë të dinjitetshme për të punësuarit në administratën shtetërore”, ka deklaruar Tahiri.