Tahiri akuza për qeverinë: E keni shkatërruar administratën, 75 për qind, ushtrues detyre

Tahiri akuza për qeverinë: E keni shkatërruar administratën, 75 për qind, ushtrues detyre

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova në institucionet kryesore, Kuvend, Kryeministri dhe Presidencë po udhëhiqet nga ushtrues detyre.

Sipas tij, kjo rrezikon stabilitetin dhe profesionalizimin e administratës shtetërore.

“Ndryshimet e sjella në pozitat drejtuese në të gjitha nivelet rrezikojnë stabilitetin dhe profesionalizimin e administratës shtetërore. Ku është konkluzioni i raportit të BE-së. Kosova në institucionet kryesore, Kuvend, Kryeministri dhe Presidencë po udhëhiqet nga ushtrues detyre ku llogaridhënia është shumë problematike. Kjo praktikë po legalizohet edhe me Ligjin e ri për Zyrtar Publik. Kjo do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Tahiri.