Tahiri: AAK nuk e ka mbështetjen time për të bërë koalicione parazgjedhore

Tahiri: AAK nuk e ka mbështetjen time për të bërë koalicione parazgjedhore

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se nuk e mbështet idenë e ndonjë koalicioni parazgjedhor të partisë së tij me subjekte të tjera politike.

I ftuar në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, Tahiri theksoi se qëndrimi i tij është i qartë dhe i prerë.

“Mbështetjen time nuk e kanë, absolutisht asnjë koalicion. E them publikisht, nuk e kanë mbështetjen time në asnjë formë. Kushdo që mendon të bëjë njëfarë koalicioni e ka gabim. Kjo duhet të ndalet me vijë të saktë, sepse aleanca në pikë të natës, i ka 8%”, deklaroi Tahiri.